Manipulime në zgjedhjet për kreun e FRPD, Hoxha: Padrejtësitë mos ti mbajnë në xhep e ti hedhin në Facebook

Shqipëria

Manipulime në zgjedhjet për kreun e FRPD, Hoxha: Padrejtësitë mos ti mbajnë në xhep e ti hedhin në Facebook

Më: 2 tetor 2022 Në ora: 19:36
Lisandër Hoxha

Një ditë më parë të rinjtë votuan për kryetarin e ri të Forumit Rinor të PD. Ka pasur akuza për manipulime edhe nga vetë kandidatët.

Lisandër Hoxha anëtar i Këshillit Kombëtar të PD në një intervistë për Ora Neës u shpreh se në rast se kanë ndodhur manipulime të tilla duhet që ato të kontestohen.

Lisandër Hoxha: Kam respekt të plotë për secilin prej kandidatëve në garë. Personalisht kam qenë kundër modelit se si zgjodhën ta bëjnë garën. Nuk kam mbajtur qëndrime publike sepse jam dhe në pozitë të vështirë duke i njohur nga afër të gjithë dhe duke pasur bashkëpunim me secilin prej tyre. Ka informacione të tërthorta të cilat akoma nuk i kam verifikuar. Do ti verifikoj dhe do të informohem. Garat nuk kanë pse të prodhojnë konflikte në vetvete. Prodhojnë konflikte kur sistemi është i keq. Nëse kanë ndodhur manipulime e mira do të ishte që ato ti kontestonin këto manipulime dhe të kërkonin përsëritje aty ku ka ndodhur fenomeni. Nuk kam informacion dhe nuk jam marrë me forumin rinor.

Hoxha thotë se nëse ka padrejtësi nuk duhet ti mbajnë në xhep dhe as ti hedhin në Facebook por të shkojnë dhe të ndjekin rrugën zyrtare.

Lisandër Hoxha: Çdo garë nëse mekanizmi i garës do të jetë i gabuar do të prodhojë pakënaqësi. Aty ka mekanizma për të adresuar problemet. Do të jenë demokrat të mirë nëse reagojën dhe kërkojnë llogari për çdo gjë që e gjykojnë si të pandershme. Këto janë informacione që do të doja ti verifikoja përpara se të ndodhë kjo gjë. Nëse ka padrejtësi të mos i mbajnë në xhep as mos ti hedhin në Facebook por të shkojnë dhe të ndjekin rrugën zyrtare. Ne jemi parti politike m rregulla. Ata që mund të kenë bërë manipulime do të duhet të japin llogari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat