Financimet ruse, Noka zbulon detaje të reja: Ja si nisëm të dyshojmë për Bashën

Shqipëria

Financimet ruse, Noka zbulon detaje të reja: Ja si nisëm të dyshojmë për Bashën

Më: 5 tetor 2022 Në ora: 06:43
Flamur Noka

Deputeti i PD-së Flamur Noka, teksa ka folur për financimet ruse, tregoi dhe se si nisën të dyshonin për Lulzim Bashën pas fotos me ish-presidentin e SHBA-së Donald Trump.

Në një intervistë për emisionin “Noë, Noka theksoi se qëndrimi i PD-së për financimet ruse është se çështja duhet të hetohet deri në fund, ndërsa shtoi se Basha duhet ta sqarohet deri në fund.

“Besuam Bashën kur na tha s’kam bërë lobing. Pse lindën dyshimet?  Por foton me Donald Trump, na tregoi një vendim që është marrë për 25 mijë dollarë që u paguan dhe ne ishim të prirur ta besonim këtë, ishin ligjërisht. Kur filloi se qarkullonin fjalë nga gjyqtarët që po na vjen Engjëll Agaçi dhe kur na kërkonin se kjo çështje të mbyllet, atëherë n kishim të drejtë të dyshojmë. Dhe sot kemi një qëndrim, çështja të hetohet deri në fund.

Ka një dëshmi të Nik Muzin që nuk ka ardhur në organet e drejtësisë dhe detajon çdo gjë. Basha të dalë dhe ta sqarojë këtë çështje”- tha Noka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat