Ditën e Alfabetit, Begaj: Çdo ndasi mund të tejkalohet nëse punojmë me zemër e shpirt për kombin shqiptar

Shqipëria

Ditën e Alfabetit, Begaj: Çdo ndasi mund të tejkalohet nëse punojmë me zemër e shpirt për kombin shqiptar

Më: 22 nëntor 2022 Në ora: 14:25
Bajram Begaj

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka shprehur mesazhin e tij sot në Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe.

Në një postim në rrjete sociale, Presidenti Begaj ka shkruar se sot kujtojmë me respektin më të madh të gjithë mendimtarët dhe atdhetarët që dhanë kontributin e tyre në përmbushjen e ëndrrës për të lëvruar e shkruar gjuhën shqipe me një alfabet të përbashkët.

“114 vjet më parë, Kongresi i Manastirit do të shënonte një nga arritjet më të mëdha të historisë sonë kombëtare, duke njësuar alfabetin e gjuhës shqipe”, tha Begaj.

“Bashkë me alfabetin, ata na dhanë një mesazh kuptimplotë se çdo ndasi mund të tejkalohet, nëse punojmë me zemër e shpirt për kombin shqiptar. Le të urojmë sot njëzëri, ashtu si patriotët shqiptarë 114 vjet më parë: “Rroftë Alfabeti!”:, shtoi Presidenti. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat