Kriza e çmimeve/ Vasili paraqet amendamentin: Të ulet TVSH për ushqimet e shportës nga 20% në 5%!

Shqipëria

Kriza e çmimeve/ Vasili paraqet amendamentin: Të ulet TVSH për ushqimet e shportës nga 20% në 5%!

Më: 22 nëntor 2022 Në ora: 16:06
Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka depozituar në Kuvend një amendament për uljen e TVSH-së për ushqimet e shportës.

Vasili ka publikuar në rrjetin social Facebook kërkesën e paraqitur në Kuvend, ku sipas tij, propozohet ulja e TVSH-së nga 20% në 5%.

Deputeti thotë se ky amendament duhet votuar unanimisht në Parlament pasi me anë të saj ndihmohen qytetarët.

Vasili ka akuzuar qeverinë se nuk po merr masa dhe në vend të saj, votoi për të kompensuar çmimet e materialeve të ndërtimit për kompanitë që kishin fituar tenderat me 99% të fondit limit.

Postimi i Petrit Vasilit:

Paraqita Amendamentin per uljen drastike te TVSH se ushqimeve te shportes! Ne keto momente kaq te veshtira per ekonomine e familjeve shqiptare, ku mjaft familje perballen me mbijetesen ushqimore ulja drastike e TVSH per ushqimet e shportes eshte masa me pare dhe me e domosdoshme.

Kam paraqitur Amendament per uljen e TVSH nga 20% qe eshte aktualisht ne masen 5%. Kjo eshte nje ndihme konkrete per uljen e cmimeve te produkteve baze ushqimore.

BE ka mbeshtetur ne vendet anetare aplikimin e harmonizuar te TVSH- ve teper te ulta per produktet baze ushqimore. Shqiperia eshte shume shume vone!!

Ky Amendament duhet votuar me unanimitet ne Parlament. Edhe qeveria duhet ta votoje sepse ndihmohen qytetaret e thjeshte dhe ata ne nevoje ne menyre te vecante.

Qeveria votoi per te kompesuar cmimet e materialeve te ndertimit per kompanite, qe kishin fituar tenderat me 99% dhe nuk mund te kete kurajo te votoje kunder ketij Amendamenti.

Qytetaret do te shikojne me syte e tyre te enjten ne Seance Plenare ne Kuvend se kush do te votoje Pro dhe Kunder tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat