Pogradec/ Vihet në sekuestro preventive banesa me vlerë 200 mijë euro

Shqipëria

Pogradec/ Vihet në sekuestro preventive banesa me vlerë 200 mijë euro

Më: 26 nëntor 2022 Në ora: 15:57
Foto ilustrim

Vendoset sekuestro preventive mbi një pasuri me vlerë rreth 200 000 euro, që dyshohet se rrjedh nga veprimtaria kriminale e falsifikimit të dokumenteve, e kryer nga 2 shtetas.

Bëhet fjalë për një pasurie në pronësi të shtetasve A. L., 47 vjeç dhe B. A., 46 vjeç, të dy banues në Pogradec.

"Këta 2 shtetas janë në hetim, për veprat penale "Falsifikimi i dokumenteve" dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale", kryer në bashkëpunim, pasi dyshohet se nëpërmjet një kontrate të falsifikuar, kanë përfituar banesën e një shtetasi tjetër, në lagjen nr. 3, Pogradec, banesë me sipërfaqe rreth 300 m² dhe me vlerë rreth 200 000 euro"

Vendimi i sekuestros preventive u mor nga Gjykata e Shkallës së Parë Pogradec, më 18 nentor 2022.

Vijon puna për gjurmimin, konstatimin dhe sekuestrimin e aseteve të tjera që mund të jenë përfituar në mënyrë të kundërligjshme, nga shtetasit A. L. dhe B. A.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat