Mori patentën e bllokuar kundrejt ryshfetit/ Në pranga polici dhe ndërmjetësuesi, nën hetim qytetarja

Shqipëria

Mori patentën e bllokuar kundrejt ryshfetit/ Në pranga polici dhe ndërmjetësuesi, nën hetim qytetarja

Më: 2 dhjetor 2022 Në ora: 11:11
Foto ilustrim

Dy persona kanë rënë në pranga,  pasi kanë marrë ryshfet nga një qytetare, së cilës i ishte bllokuar patenta për tre muaj.

Polici me detyrë specialist i administrimit të dokumenteve dhe anëtar i Organit Administrativ Shtetëror, Alkid Ndreu i ka bllokuar patentën qytetares B.D. për tre muaj.

Nëpërmjet një personi ndërmjetësues, qytetarja i ka dhënë ryshfet preh 70 mijë lekësh policit, i cili ia ka kthyer patentën, pavarësisht se në dokumente rezultonte e bllokuar.

Në pranga ka rënë polici dhe ndërmjetësuesi mes policit dhe qytetares, Eduart Caka.

Nderu akuzohet për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” e kryer në bashkëpunim, kurse Caka për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim.

Ndërsa mbi qytetaren që dha ryshfet rëndon vepra penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim.

Tiranë ka kryer arrestimin në flagrancë të punonjësit të policisë A.N., me detyrë specialist i administrimit të dokumentave dhe anëtar i OASH, i dyshuar për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” e kryer në bashkëpunim, si dhe shtetasi E.C., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim. Gjithashtu, në lidhje me këtë ngjarje është proceduar në gjendje të lirë edhe shtetasja B.D., e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim.

Veprimet e mësipërme u kryen nga AMP Tiranë pas autorizimit nga Prokurori i gatshëm, në bazë të të dhënave të mbledhura në rrugë operative se shtetasja B.D. kishte arritur të merrte Lejen e saj të Drejtimit, e cila ishte e bllokuar nga OASH me afat 3 mujor, kundrejt një shume prej 70.000 lekësh e dhënë në formën e rryshfetit tek personat përgjegjës. Nga veprimet hetimore në vijim u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi i Lejes së Drejtimit që në atë moment posedohej nga shtetasja B.D. Vijimi i veprimeve bëri të mundur identifikimin e kapjen e personit ndërmjetës, shtetasi E.C., i cili duke shfrytëzuar njohjet dhe kundrejt shpërblimit financiar të paligjshëm, ka bërë të mundur marrjen e lejes së drejtimit nga punonjësi i policisë A.N., i cili ka detyrimin ligjor të administrimit deri në skadencë të vendimit të OASH dhe dorëzimin e lejes tek shtetasja B.D. Materialet proceduriale i dërgohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprime të mëtejshme, ndërsa po punohet për identifikimin e punonjësve të tjerë të implikuar në këtë ngjarje“, sipas njoftimit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat