Dy ditë nga zhvillimi i primareve në PD/ Berisha shpërndan mesazhin

Shqipëria

Dy ditë nga zhvillimi i primareve në PD/ Berisha shpërndan mesazhin

Më: 2 dhjetor 2022 Në ora: 17:31
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë thirrje për zhvillimin e një procesi dinjitoz për primaret që pritet të mbahen më 4 dhjetor.

Në një videomesazh të shpërndarë për ndjekësit, Berisha thotë se ky është procesi më i rëndësishëm që prej themelimit të Partisë Demokratike.

“Pjesëmarrja juaj është një kontribut i veçantë. Unë e di që keni bërë shumë punë por tani jeni të ftuar të flisni, të firmosni me votën tuaj për kandidatin më të mirë që ju besoni, që ju mendoni” – thotë ndër të tjera Berisha.

Mesazhi i Sali Berishës:

Mirëdita dhe përshëndetje demokrate dhe demokratë, simpantizante dhe simpatizantë të Partisë Demokratike.

Dy ditë na ndajnë nga evenimenti më i madh pas themelimit të Partisë Demokratike deri sot, votimi për kandidatët, për qytetarët e parë të bashkive të vendit të cilët garuan gjatë kësaj periudhe dhe presin me pa durim votën tuaj, besimin tuaj, pjesëmarrjen tuaj, në procesin zgjedhor të datës 4 dhjetor dhe që zhvillohet në mbarë vendin.

Duke ju falënderuar me shum ë mirënjohje, anëtareve dhe anëtarëve, simpatizantëve dhe simpatizantëve, të gjithë kandidatëve që morën pjesë në garë, drejtuesve të partisdë, grupseksioneve dhe seksioneve, u bëj thirrjen më miqësore, të bëni gjithçka për një proces dinjitoz që ju jep ju, Partisë Demokratike dhe shoqërisë shqiptare shumë nder, që zgjeron dhe konsolidon liritë tuaja, për votimin në primare më datën 4 dhjetor.

Pjesëmarrja juaj është një kontribut i veçantë. Unë e di që keni bërë shumë punë por tani jeni të ftuar të flisni, të firmosni me votën tuaj për kandidatin më të mirë që ju besoni, që ju mendoni.

Kam besim të madh se do ta shndërrojmë këtë ditë të një rëndësie historike jo vetëm për PD por për Shqipërinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat