“Erjoni sh.p.k” shkresë zyrtare Dallëndyshe Bicit të IKMT: Të pezullohet prishja e “Prestige Resort” deri sa të shprehet Gjykata

Shqipëria

“Erjoni sh.p.k” shkresë zyrtare Dallëndyshe Bicit të IKMT: Të pezullohet prishja e “Prestige Resort” deri sa të shprehet Gjykata

Më: 2 dhjetor 2022 Në ora: 20:07
Foto ilustrim

Shoqëria “Erjoni” sh.p.k shkresë zyrtare Dallëndyshe Bicit të IKMT. Dy ditë pas nisjes së aksionit të pa paralajmëruar Shoqëria “Erjoni” sh.p.k në emër të së cilës është “Prestige Resort” i ka dërguar një letër zyrtare drejtoreshës së Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit Dallëndyshe Bici.

Në letër kërkohet që të pezullohet prishja deri sa të shprehet Gjykata Administrative. Gjykata e Shkallës së Parë do të marrë në shqyrtim çështjen e prishjes së resortit turistik më datë 5 dhjetor në orën 10:00.

SHKRESA
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit në datë 1 dhjetar 2022, në mëngjes, ora 7:45, është paraqitur pranë kompleksit turistik “Prestige Holiday Resort” me adrese Golem, Kavajë dhe me përkrahjen e Policisë së Shtetit ka realizuar rrethimin perimetral të kompleksit, me mbishkrimin “vendngjarje”, duke larguar me forcë të gjithë punonjësit që ishin prezent si dhe të gjithë pushuesit që ishin akomoduar në “Prestige Holiday Resort”. Menjëherë pas kësaj, është filluar nga ana juaj prishja me mjete të rënda e Godinës Nr. 5 të ndodhur në “Prestige Holiday Resort”.

Nga ana e përfaqësuesve të institucionit tuaj, nuk na është vendosur në dispozicion asnjë dokument, procesverbal, vendim apo akt tjetër administrativ që të justifikoje veprimet e paligjshme të prishjes së objektit, të cilat po vijojnë pa pushim që prej mëngjesit të datës 1 Dhjetor 2022.
Nga ana e përfaqësuesve të institucionit tuaj nuk është mbajtur asnjë procesverbal konstatimi dhe nuk është marrë asnjë vendim për prishje sipas ligjit, çka bën që këto veprime të jenë tërësisht të paligjshme dhe pa asnjë bazë ligjore.

Nënvizojmë se të gjitha këto veprime po realizohen pa asnjë dokumentacion dhe/ose procedure ligjore.
Në bazë të kërkesës tonë të sigurimit të padisë datë 1 Dhjetor 2022 të depozituar pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Durrës, është caktuar seanca gjyqësore pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Durrës, për shqyrtimin e pezullimit të prishjes nga ana e lKMT-së, më datë 5 Dhjetor 2022, ora 10:00.

Nëpërmjet kësaj kërkese ju drejtohemi duke kërkuar që deri në momentin e shqyrtimit të kërkesës të sigurimit të padisë nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Durrës, të ndaloni të gjitha veprimet e prishjes së Godinës Nr. S, derisa organet e drejtësisë të marrin një vendim gjyqësor.

Ju sqarojmë se, veprimet tuaja janë tërësisht abuzive dhe përbëjnë vepër penale, konkretisht “Shpërdorimi i Detyrës” parashikuar nga neni 248 1 Kodit Penal dhe ‘Shkatërrimi i Ndërtesave dhe objekteve të tjera” parashikuar nga neni 154/a i Kodit Penal, për të cilat shoqëria “ERJONI” SHPK ka depozituar kallëzimet përkatëse penale në Prokurori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat