Bordi rriti me 8 lekë çmimin e naftës/ Vasili: Qeveria hajdute e Edi Ramës, iu leverdis oligarkëve

Shqipëria

Bordi rriti me 8 lekë çmimin e naftës/ Vasili: Qeveria hajdute e Edi Ramës, iu leverdis oligarkëve

Më: 3 dhjetor 2022 Në ora: 11:06
Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar pas vendimit të fundit të Bordit të Transparencës, që rritën çmimet e karburanteve në vend.

“Bordi i Hajduteve ka rritur cmimin e litrit te Naftes me 8 lek duke çuar ne 214 lek litrin”, thotë Vasili teksa bën krahasimin me Maqedoninë, ku çmimi i litrit te naftes “ulet me dy denare dhe cmimi shkon 159 lek litri”.

“Maqedonia nuk ka nje qeveri hajdute si qeveria e Edi Rames ne Shqiperi dhe nje Bord Hajdutesh te perbere nga Qeveria+oligarket!
Qeveria e Edi Rames megjithse çmimi naftes ne bursa bie dhe megjithse kursi i dollarit bie keta rrisin çmimin se vetem ashtu ju leverdis oligarkeve”,
shkruan ndër të tjera Vasili.

REAGIMI I PLOTE

Skandali! Bordi i hajduteve e rrit cmimin e naftes, ne Maqedoni e ulin!
Bordi i Hajduteve ka rritur cmimin e litrit te Naftes me 8 lek duke çuar ne 214 lek litrin.
Ndersa ne Maqedoni çmimi i litrit te naftes ulet me dy denare dhe cmimi shkon 159 lek litri.
Pra ne Shqiperi nafta kushton 55 lek per liter ose 35% me shume se ne Maqedoni!
Cfare ka Maqedonia me teper se ne?
Mos ka detin dhe portet me afer?Mos ka popullsine me te madhe? Mos ka buxhetin e shtetit me te madh?
Pergjigja eshte e qarte dhe shume e thjeshte.
Maqedonia nuk ka nje qeveri hajdute si qeveria e Edi Rames ne Shqiperi dhe nje Bord Hajdutesh te perbere nga Qeveria+oligarket!
Qeveria e Edi Rames megjithse çmimi naftes ne bursa bie dhe megjithse kursi i dollarit bie keta rrisin çmimin se vetem ashtu ju leverdis oligarkeve.
TURP DHE KRIM NDAJ QYTETAREVE !!!
➡️ ZGJIDHJA:
🟥 TE SHKRIHET URGJENT BORDI I HAJDUTEVE
🟥 VOTONI NE KUVEND PROJEKTLIGJIN E PARTISE SE LIRISE TE BLLOKUAR QE NGA MUAJI MARS PER HEQJEN E TAKSES SE QARKULLIMIT DHE KARBONIT

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat