Aksioni i paligjshëm i IKMT te “Prestige Resort”, sulmi vazhdon me intensitet të lartë

Shqipëria

Aksioni i paligjshëm i IKMT te “Prestige Resort”, sulmi vazhdon me intensitet të lartë

Më: 3 dhjetor 2022 Në ora: 14:45
Foto ilustrim

Në ditën e tretë të aksionit të paligjshëm të IKMT-së në “Prestige Resort”, banorët janë shfaqur të shqetësuar në lidhje me një shpërthim të mundshëm me eksploziv të godinës.

Ata thonë për gazetarin Osman Stafa se kanë marrë informacion se për shpërthimin e godinës do të përdoret një masë e madhe eksplozivi.

Sipas News 24, forcat xheniere dhe ato të IKMT-së kanë punuar me ritme të shpejta edhe përtej orarit zyrtar, për të bërë mundur hedhjen në tokë të ndërtesës para se të dalë vendimi i gjykatës i parashikuar të jepet të hënën e datës 5 Dhjetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat