Kërcënoi dhe dhunoi bashkëpunëtorin për hesapet e drogës/ Arrestohet 27 vjeçari, një tjetrër shpallet në kërkim

Shqipëria

Kërcënoi dhe dhunoi bashkëpunëtorin për hesapet e drogës/ Arrestohet 27 vjeçari, një tjetrër shpallet në kërkim

Më: 5 dhjetor 2022 Në ora: 09:19
Foto ilustrim

Një 31-vjeçar është shpallur në kërkim, pasi ka kërcënuar bashkëpunëtorin e tij me të cilin administronte një lokal më Tiranë.

Uniformat blu bëjnë me dije se 31-vjeçari me iniciale A.M ka dhunuar dhe ka kërcënuar bashkëpunëtorin e tij, shtetasin A.Ll, për dhënie pasurie, pasi ky i fundit i kishte borxhe, pasi nuk kishte kryer pagesën e drogës që kishte blerë nga 31-vjeçari i shpallur në kërkim.

Rezulton se 31-vjeçari përdorte ambientet e biznesit për shitje të lëndëve narkotike.

Ndërkohë që në pranga ka rënë shtetasi me iniciale K. M., 27 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u proceduan penalisht shtetasit A. Ll., 24 vjeç, E. R., 34 vjeç, E. C., 33 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6., operacioni policor i koduar “Complication”.

Kanosi dhe ushtroi dhunë ndaj bashkëpunëtorit të tij, për dhënie pasurie, shpallet në kërkim 31-vjeçari i cili kishte vënë në dispozicion lokalin e tij, për përdorim droge.

Vihet në pranga një shtetas dhe procedohen penalisht dhe tre shtetas të tjerë, klientë në këtë lokal.

Sekuestrohen sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa, mjete për konsumim të lëndëve narkotike, një përforcues grushti dhe tre aparate celulare.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas kallëzimit të marrë nga shtetasi A. Ll., se një person, me të cilin kishte një biznes të përbashkët, në rrugën “Marie Kraja”, e kishte dhunuar dhe e kanoste për dhënie pasurie, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Complication”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi K. M., 27 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u proceduan penalisht shtetasit A. Ll., 24 vjeç, E. R., 34 vjeç, E. C., 33 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni u shpall në kërkim shtetasi, A. M., 31 vjeç, banues në Tiranë.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasi A. M., së bashku me shtetasin A. Ll., administronin së bashku një lokal, në rrugën “Marie Kraja”, të cilin e kishin vendosur në dispozicion për përdorimin e lëndëve narkotike. Shtetasi A. M., kishte kanosur bashkëpunëtorin e tij, shtetasin A. Ll., e kishte dhunuar dhe e shtrëngonte për dhënie pasurie, pasi ky i fundit konsumonte lëndë narkotike dhe nuk kryente pagesën për tëj. Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht shtetasit E. R., dhe E. C., pasi kanë pasur dijeni për ngjarjen dhe nuk e kanë kallëzuar atë, në organet kompetente.

Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e këtij lokali, shtetasit K. M., iu gjetën një përforcues grushti (dorezë metalike), një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sëbashku me tre aparate celulare dhe mjete që shërbejnë për konsumim të lëndëve narkotike.

Po punohet për kapjen e shtetasit A. M.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat