Mediet serbe sulmojnë Berishën: Ekstremistët shqiptarë po përgatisin protesta të mëdha kundër Vuçiçit!

Shqipëria

Mediet serbe sulmojnë Berishën: Ekstremistët shqiptarë po përgatisin protesta të mëdha kundër Vuçiçit!

Më: 6 dhjetor 2022 Në ora: 11:22
Sali Berisha

“Qarqet ekstremiste në Shqipëri, të udhëhequra nga ish-kryeministri dhe lideri aktual i Partisë Demokratike Sali Berisha, po përgatisin demonstrata të mëdha kundër presidentit serb Aleksandar Vuçiç, i cili zbarkon nesër në Tiranë për Samitin BE- Ballkanit Perëndimor”– kështu e nis artikullin referuar protestës së thirrur nga kreu i Rithemelimit media serbe Novosti, teksa shpreh shqetësimin për Vuçiçin.

Bazuar burimet e siguruara në rrugë jo zyrtare, Novosti shkruan se: “Sipas informacioneve tona, Berisha dhe qarqet nacionaliste të mbështetura nga ekstremistët nga Kosova po planifikojnë një tubim masiv në mesditë në rrugët qendrore të qytetit për të shprehur pakënaqësinë e tyre për faktin se kreu i shtetit tonë do shkojë në Shqipëri.

Synimi është të shkaktohen incidente, por edhe t’i dërgohet mesazh mysafirit nga Beogradi se nuk është i mirëpritur, sepse këto qarqe në Shqipëri e shohin Vuçiçin si trurin e Ballkanit të Hapur, që sipas tyre është sinonim i ekonomisë dhe supremacinë politike të vendit tonë në të gjithë rajonin.”

Mediat serbe risjellin në kujtesë faktin se kjo nuk është hera e parë që Vuçiç pritet me protesta në Tiranë, duke përmendur edhe rastin e vitit në 2020, kur dolën kundër nismës së “Open Ballkan”.

Vlen të theksohet se pavarësisht thirrjeve të policisë dhe Bashkisë së Tiranës, Berisha insiston të zhvillojë protestën në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, duke theksuar se nesër do të demaskojë Edi Ramën në sytë e Evropës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat