Dhuna ndaj Berishës/ Tedi Blushi: E gjithë bota pa sot fytyrën e vërtetë të bandës që prej 10-vitesh po vjedh shqiptarët

Shqipëria

Dhuna ndaj Berishës/ Tedi Blushi: E gjithë bota pa sot fytyrën e vërtetë të bandës që prej 10-vitesh po vjedh shqiptarët

Më: 6 dhjetor 2022 Në ora: 19:44
Tedi Blushi dhe Sali Berisha

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka publikuar në facebook titujt e mediave më prestigjioze ndërkombëtare të cilat kanë pasqyruar sulmin ndaj ish-kryeministrit Berisha, gjatë protestës të kësaj të marte.

Blushi shkruan se e gjithë bota është njohur sot me fytyrën e vërtetë të bandës në pushtet që prej 10 vitesh grabit dhe vjedh shqiptarët.

Ai nënvizon se “shporrja e Edi Ramës dhe bandës së “Rilindjes” është më shumë se kurrë një mision kombëtar”.

POSTIMI I PLOTË

“Sulmi kriminal i Edi Ramës ndaj Kryetarit të Partisë Demokratike, Prof.Dr. Sali Berisha dhe opozitës në tërësi i ka treguar sot të gjithë botës fytyrën e vërtetë të bandës që prej dhjetë vitesh po i vjedh, dhunon e shtyp shqiptarët dhe po shpopullon Shqipërinë!

Shporrja e Edi Ramës dhe bandës së “Rilindjes” është më shumë se kurrë një mision kombëtar dhe patriotik!”, shkruan Blushi në facebook.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat