Rama: Ngjarje e paharrueshme në marrëdhëniet tona ndërkombëtare

Shqipëria

Rama: Ngjarje e paharrueshme në marrëdhëniet tona ndërkombëtare

Më: 7 dhjetor 2022 Në ora: 11:42
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ndau mëngjesin e sotëm fotoalbumin e samitit BE-Ballkani Perëndimor që u mbajt dje në Tiranë. Rama e cilësoi këtë samit si “një ngjarje e paharrueshme në historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare të Shqipërisë”.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, përfaqësuesi i Lartë, zëvendëspresidenti Josep Borrell, komisioneri Olivér Várhelyi, si dhe krerët e shteteve apo qeverive të shteteve anëtare të BE-së dhe partnerët e Ballkanit Perëndimor morën pjesë në samitin BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë.

Organizimi i samitit për herë të parë në rajon është një shenjë e qartë e përkushtimit të fortë të BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe rrugën e tij drejt BE-së.

Udhëheqësit e BE-së riafirmuan angazhimin e plotë dhe të qartë ndaj perspektivës së anëtarësimit në Bashkimin Evropian të Ballkanit Perëndimor.

Ata bënë thirrje për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit bazuar në reforma të besueshme nga partnerët, kushtëzimin e drejtë dhe rigoroz dhe parimin e meritave të veta. /j.p/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat