“Ishte i pambrojtur”, ish-truproja e Nanos tregon ku gabuan njerëzit e Berishës

Shqipëria

“Ishte i pambrojtur”, ish-truproja e Nanos tregon ku gabuan njerëzit e Berishës

Më: 7 dhjetor 2022 Në ora: 19:06
Sali Berisha

Ish-truproja i Fatos Nanos, Viktor Agolli thotë se mbrojtja e kreut të PD-së Sali Berisha kur u sulmua nuk ishte në nivelin e duhur.

Agolli u shpreh se në të tilla protesta si ajo e 6 Dhjetorit duheshin minimalisht 4 truproja që të ruanin Berishën dhe jo dy.

“I njoh personalisht të dy, janë djem shumë të përgatitur, por në rastin e djeshëm, duke mos i rënduar  pozitën askujt, dihet që kur ka mitingje të këtij niveli mund të ketë të papritura. Nuk kanë ndenjur në pozicionin që duhet të rrinë, duhen 4 persona që të rrinë në formë rombi, 1 metër larg. Duket si një pakujdesi, duhet  të ishin një hap para jo paralel me Berishën, edhe ata dy që gjendeshin me të”, tha Agolli.

Vlen të theksohet se, Agolli shkroi më herët në rrjetet sociale se fajin për incidentin e kanë ata që zëvendësuan profesionistët e trajnuar në vende si Izraeli me militantë partie, në referencë këtu të politikës së viteve të fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat