Balliu për Ramën: Synonte që me sulmin ndaj Berishës të irritonte qytetarët

Shqipëria

Balliu për Ramën: Synonte që me sulmin ndaj Berishës të irritonte qytetarët

Më: 7 dhjetor 2022 Në ora: 20:31
Klevis Balliu

Shefi i Organizimit në Partinë Demokratike Klevis Balliu me anë të një postimi në Facebook është shprehur në lidhje me dhunë ne ushtruar ndaj kreut të PD-së Sali Berisha ditën e djeshme teksa ka thënë se kryeministri Rama ishte organizatori kryesor dhe se me anë të saj shpresonte që Berisha do të irritonte qytetarët në protestë deri në pikën e përplasjeve.

Por sipas tij ky plan meskin dhe naziskin dështoi me sukses falë Sali Berishës. Balliu shtoi më tej se tani është koha për mbajtjen e përgjegjësisë për krimin dhe shkallmimin e vlerave perëndimore dhe euroatlantike nga Edi Rama i cili funksionon me kodin e Omertës.

Postimi i plotë:

Të gjithë analistët e paguar nga narko-eurot e Ramës që paralajmëruan dhunë deri në luftën e tretë botërore në protestën e opozitës me 6 Dhjetor, duke zbatuar linjën mediatike të partisë, janë një fakt që organizatori ishte kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, i cili shpresonte që atentati ndaj liderit të opozitës Sali Berisha, do të irritonte qytetarët në protestë deri në pikën që ata të shkonin në përplasje.

Falë Sali Berishës plani i tij meskin dhe naziskin dështoi me sukses.

Tani është koha për mbajtjen e përgjegjësisë për krimin dhe shkallmimin e vlerave perëndimore dhe euroatlantike nga Edi Rama që funksionon me kodin e Omertës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat