I dënuar për trafikim narkotikësh në Itali, kapet i shumëkërkuari nga Patosi

Shqipëria

I dënuar për trafikim narkotikësh në Itali, kapet i shumëkërkuari nga Patosi

Më: 8 dhjetor 2022 Në ora: 09:34
Foto ilustrim

Ka rënë në prangat e policisë një 21-vjeçar nga Patosi i kërkuar ndërkombëtarisht për trafikim të lëndëve narkotike.

I riu pritet të ekstradohet drejt Italisë.

Uniformat blu bëjnë me dije se 21-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Laquila-s, Itali, me vendimin e datës 19.05.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Njoftimi i Policisë

Fier / Finalizohet nga Sektori Operacional i DVP Fier, në bashkëpunim me Interpol Tirana, operacioni policor i koduar “Provizor”.

Kapet në Patos dhe vihet në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, 21-vjeçari i kërkuar ndërkombëtarisht për trafikim të lëndëve narkotike.

Shërbimet e Policisë Fier, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bashkëpunim me Interpol Tirana, mbështetur dhe nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Provizor”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi provizor, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, i shtetasit:

M. I., 21 vjeç, banues në Patos.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Laquila-s, Itali, me vendimin e datës 19.05.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat