Zhdukja e Ervis Martinajt, gazetarja zbulon detaje të reja nga hetimi: Agjenti Jeton Lami ka vendosur të flasë

Shqipëria

Zhdukja e Ervis Martinajt, gazetarja zbulon detaje të reja nga hetimi: Agjenti Jeton Lami ka vendosur të flasë

Më: 19 dhjetor 2022 Në ora: 22:51
Ervis Martinaj

Ish efektivi i Operacionales Jeton Lami ka dhënë dëshmi në polici në lidhje me fatin e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj, të cilin ai e transportonte me makinë përgjatë javëve të fundit para se të zhdukej.

Kështu ka deklaruar mbrëmjen e sotme gazetarja Dorjana Bezat. Ajo u shpreh në emisionin “Top Story” se ka informacione se çështja e cila është duke u hetuar në prokurorinë e Lezhës, do të kalojë për shqyrtim në SPAK.

“Ka informacione që Lami ka dhënë një dëshmi. Mbështetjen ndaj Martinajt nuk mund ta bënte i vetëm Jeton Lami por ka pasur edhe mbështetje të tjera. 

Deadline që ai vendosi është i pamjaftueshëm. Çështja e Lamit është në prokurorinë e Lezhës dhe flitet se do të kalojë në SPAK por në dijeninë time nuk ka kaluar ende”, tha gazetarja.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat