Meta: Partia e Lirisë do jetë faktor vendimtar për të realizuar ndryshimin e shumëpritur nga qytetarët

Shqipëria

Meta: Partia e Lirisë do jetë faktor vendimtar për të realizuar ndryshimin e shumëpritur nga qytetarët

Më: 6 janar 2023 Në ora: 20:43
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta shprehet i bindur se opozita do të fitojë në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Meta ka publikuar në rrjete sociale një deklaratë nga konferenca e sotme, ku shprehet se Partia e Lirisë do jetë faktor vendimtar për të realizuar ndryshimin e shumëpritur nga qytetarët.

Ish-Presidenti thotë se PL-ja do jetë faktor kyç për triumfin e Belind Këlliçit në Tiranë, Igli Carës në Durrës dhe Luçiano Boçit në Elbasan.

Postimi i Ilir Metës:

Partia e Lirisë do të jetë një faktor vendimtar për të realizuar ndryshimin e shumëpritur nga qytetarët kudo në të gjithë Shqipërinë, nga Tropoja në Sarandë. Do të jetë sidomos një faktor shumë vendimtar për triumfin e superkandidatëve, Belind Këlliçi në Tiranë, Igli Cara në Durrës dhe Luçiano Boçi në Elbasan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat