Gjiknuri për takimet e ish-zyrtarit të FBI-së me Ramën: Si ato filmat triller që vetëm në mendjen e Berishës ekzistojnë

Shqipëria

Gjiknuri për takimet e ish-zyrtarit të FBI-së me Ramën: Si ato filmat triller që vetëm në mendjen e Berishës ekzistojnë

Më: 25 janar 2023 Në ora: 10:35
Damian Gjiknuri

Sekretari i Përgjithshëm në Partinë Socialiste, Damian Gjiknuri ka komentuar lajmet e publikuara nga mediat ndërkombëtare pas arrestimit të ish zyrtarit të lartë të FBI-së, se ai ka fshehur takimet e tij me kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe pagesat që ka marrë nga një shtetas shqiptaro-amerikan.

Gjiknuri tha se akuzat ndaj Ramës “janë nga ato filma triller që vetëm në mendjen e Sali Berishës ekzistojnë”.

Damian Gjiknuri:

Problemi ka të bëjë me sa drejt e ka zbatuar detyrën një zytrar shumë i lartë amerikan dhe s’ka lidhje me kontaktet episodet që ka me qytetarë shqiptarë.

Këtu s’mund të bësh fajtor kryeministrin shqiptar që paska takuar një zyrtar të lartë të FBI ku cdo zyrtar i lartë do e takonte kur të të vinte të kërkonte kontakt.

Ky lajm ka rëndësi për Amerikën se është cenuar autoriteti i një organi shumë të lartë s’ka lidhje me Shqipërinë. Mos i bëjmë historitë qesharake si i bën Berisha, që një person na lëvizka gjithë zinxhirin e lidhjeve të cështjes Muzin.

Këto janë nga ato filma triller që vetëm në mendjen e Sali Berishës ekzistojnë. Na dilka që kryeministri shqiptar na qeka korruptuesi më i madh i botës, histori qesharake.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat