Ftohet nga prokuroria djali i Sali Berishës, Shkëlzeni

Shqipëria

Ftohet nga prokuroria djali i Sali Berishës, Shkëlzeni

Më: 26 janar 2023 Në ora: 16:57
Shkëlzen Berisha

15 vjet pas shpërthimit dhe po kaq pritjeje, më në fund Shkëlzen Berisha, emri më i përmendur në skandalin ndërkombëtar të demontimit te fishekeve, është përballur sot me përgjegjësitë e tij të mundshme penale, për tragjedinë qe solli 28 te vdekur ne marsin e vitit 2008.

Në një lidhje direkte nga ambientet e SPAK, ABC News raporton se Shkëlzen Berisha është paraqitur vetëm pa praninë e ndonjë avokati.

Ai është thirrur për t’u marrë në pyetje nga prokurori i çështjes së Gërdecit, Klodian Braho.

Kujtojmë se ish-ministri i Drejtësisë, Aldo Bumçi ka dëshmuar në SPAK për çështjen e Gërdecit me 13 dhjetor. Ndërsa, më datë 10 janar, ish-Ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu iu komunikua akuzua nga SPAK për shpërdorim detyrë në tragjedinë e Gërdecit, ku në 15 mars të vitit 2008 humbën jetën 26 persona, dhe shumë të tjerë u plagosën pas një shpërthimi në një fabrikë të demontimit të armëve.

Një tjetër cështje që SPAK ka tashmë në hetim e ku është i përfshirë edhe emri i Shkëlzen Berishës, është edhe ajo për privatizimin e kompleksit Partizani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat