“Rama mobilizoi mafien kundër PD-së”/ Paralajmëron Berisha: Nëse opozita nuk ngrihet në një përballje…

Shqipëria

“Rama mobilizoi mafien kundër PD-së”/ Paralajmëron Berisha: Nëse opozita nuk ngrihet në një përballje…

Më: 27 janar 2023 Në ora: 07:28
Sali Berisha

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama duke theksuar se ky i fundit ka arritur deri sa të mobilizojë mafien kundër opozitës.

Gjithashtu Berisha paralajmëroi se nëse opozita nuk ngrihet në një përballje për jetë a vdekje, sa të jetë kryeministri Rama çdo gjë në Shqipëri do të jetë fiktive.

Unë këtë e quaj zhvillimin më dramatik. Kam deklaruar se është armik. Por kërkesa e tij ndaj FBI-së për t’u marrë dhe manipuluar apo për të hetuar lobimin e opozitës përbën aktin më të shëmtuar. Mark Rosini është autori i vërtet. Në mes të Madritit Edi Rama dërgon kamerën për të folur për Sali Berishën dhe në 2019 i thotë Ben Blushit para kameras se Sali Berisha është kukull e Putinit. Mark Rosini është i dënuar për korrupsion.

Pra mobilizoi me të gjitha mënyrat mafien kundër opozitës. Opozita nëse nuk ngrihet në një përballje për jetë apo vdekje, nuk ka të ardhme dhe çdo gjë në këtë vend është fiktive sa të jetë ky”, tha Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat