Deputeti i Partisë Demokratike dhe njëkohësisht kandidati i PD-së për zgjedhjet lokale të 14 majit në Elbasan, Luçjano Boçi, ka mbështetur protestën e banorëve lidhur me vdekjen tragjike nga aksidenti të një 20-vjeçari.
Përmes një reagimi në Facebook, Boçi shprehet se duhet t’i jepet vlerë jetës dhe të ndërhyet urgjentisht në sinjalistikën rrugore.
Ai shtoi se mungesa e ndërhyrjes është kriminale dhe shtoi se mungesa e një mbikalimi po i merr jetën qytetarëve.
Reagimi i Bocit:
🚨Jepini vlerë jetës, ndërhyni urgjentisht!
⭕️Mbështes maksimalisht reagimin dhe protestën e banorëve të zonës pas ndarjes nga jeta në mënyrë tragjike të Fiorit! Sinjalistika rrugore dhe mungesa e një mbikalimi po merr jetë të pafajshme qytetarësh!
⭕️Të mos ndërhysh dhe të lejosh të përsëriten ngjarje me pasoja fatale për qytetarët është kriminale!
Kërkoj si prind dhe qytetar i Elbasanit një zgjidhje urgjente për këtë segment rrugor!