Ervin Bushati: Qeveria ka mundësi të punojë më fortë për Shqipërinë, rrugët me Rusinë i kemi të ndara

Shqipëria

Ervin Bushati: Qeveria ka mundësi të punojë më fortë për Shqipërinë, rrugët me Rusinë i kemi të ndara

Më: 29 janar 2023 Në ora: 18:51
Ervin Bushati

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati, është shprehur se në të gjithë çështjen e ish-agjentit të FBI-së McGonigal, e sigurt është vetëm që ai ka pasur marrëdhënie me një mik në Shqipëri.

Përmes një interviste për Panorama TV me gazetarin Ervin Kukeli, Bushati tha se nuk e shikon Ramën të përfshirë në skandalin e McGonikal, megjithëse pranoi se qevera duhet të bëjë më shumë për të mirën e Shqipërisë.

Ai shtoi gjithashtu se Shqipëria i ka rrugët e ndara me Rusinë dhe shtoi se oligarku rus Deripaska nuk ka qenë asnjëherë investitor strategjik në Shqipëri.

“Opozita nuk ka asnjë fakt, faktet i kanë ata të drejtësisë amerikane. Është vendi më i rëndësishëm në botë. Ne jemi aleat strategjik. Ata janë partner strategjik dhe Shqipëria është nën ombrellën e NATO-s. Ne duhet të jemi në të njëjtën partiturë me SHBA-të.

Para dy apo tre javësh zoti Berisha për të njëjtën çështje akuzoi zotin Basha. E vetmja gjë e sigurt në këtë çështje është që ky agjenti i FBI-së paska patur edhe një marrëdhënie me një mik në Shqipëri. KA për t’u bërë edhe film për këtë çështje, pasi është një person shumë i lartë në FBI që ndodhet në këtë situatë komplekse. Ka të bëjë edhe me zgjedhjet në vitin 2016 në SHBA që lidhet me ndërhyrjet ruse dhe Deripaskën. Mungesa e sfidës nga ana e opozitës ndoshta e bën edhe qeverinë më të relaksuar.

Opozita ka të gjithë të drejtën në botë që të bëjë opozitë. Opozita duhet të jetë altrenativë dhe të bëjë opozitë. Sot mund të duket se është më agresive me zotin Berisha. Sa më verbal dhe sfiduese të jetë opozita, aq më mirë i bëjnë demokracisë. Berisha ka një pëlqyeshmëri nga sondazhet e bëra më të ulët se vetë PD. Unë mbështetem në shifra. Merrem me logjikën e thjeshtë dhe të ftohtë politike. Shanset janë shumë të ulëta sot për minorancën që të jetë një sfidë për maxhorancës. Ka një rritje të vazhdueshme të besueshmërisë së maxhorancës.

Rënia e presionit opozitar e dëmton maxhorancën. Kryeministri është politikan, artist, piktor dhe nuk e ndjen sfidën, sepse po ta ndjente do të punonte më fortë. Ka shumë mundësi PS që të punojë më fortë për Shqipërinë. Të gjitha këto që kemi bërë, reformat, unë kam votuar për Reformën në Drejtësi që të ecë përpara. Sepse kam pesuar që duhet të jetë e shkëputur nga spektri politik.

Pjesa e parë jam dakord me ju por nuk e kuptoj që paratë ruse janë investuar në Shqipëri. Zoti Deripaska, njëri nga njerëzit më të pasur të botës, një biznesmen që kishte investuar edhe në Austri. Kishte blerë aksione në një nga kompanitë më të mëdha të ndërtimit në botë. Puna e tyre sesi Deripaska kishte blerë aksione në bursë. Kjo nuk e bën investitor në Shqipëri. Shqipëria i ka rrugët e ndara me Rusinë.

Kjo maxhorancë ka votuar çdo rezolutë pro SHBA-së. Në asnjë moment nuk ka investime ruse në Shqipëri. Nëse Deripaska ka blerë straback në Austri, Austria nuk është vend dosido. Abramoviç kishte blerë çelësin. Ska lidhje për mua, sidomos në një botë që lëviz kapitali. Nëse në bursë, një person blen aksione ën një kompani, kjo nuk e bën atë drejtues të Teslas. Abramoviç kishte 3 pasaporta. Në Shqipëri nuk ka fare ndikime ruse”, u shpreh Bushati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat