Skandali “McGonigal”, gazetarja: Rama përmendet 14 herë në akt akuzë

Shqipëria

Skandali “McGonigal”, gazetarja: Rama përmendet 14 herë në akt akuzë

Më: 30 janar 2023 Në ora: 22:36
McGonigal dhe Rama

Gazetarja Klodiana Lala ka folur mbrëmjen e sotme në lidhje me skandalin “McGonigal”. Ajo u shpreh në emisionin “Open” se kryeministri Edi Rama përmendet 14 herë në aktakuzën e drejtësisë amerikane.

“Deri tani SPAK nuk ka pranuar nisjen e një hetimi. Ne kujtojmë raste të tjera ku prokuroria ka nisur hetime pas shkrimeve në revista apo gazeta. Unë e kam lexuar aktakuzën dhe Rama përmendet 14 herë. Kjo histori nuk është amerikane por i përket prokurorisë shqiptare. Duhet të hetohet se kush pagoi paratë për McGonigal, nga dolën ato”, deklaroi ajo.

Lala u shpreh se sot Rama ka një detyrim të madh moral dhe politik për të sqaruar këtë çështje.

“Kë takoi ai që ne nuk e dimë, përveç Ramës, Gjiknurit dhe 2 kryebashkiakëve. Sot Rama ka një detyrim të madh moral dhe politik, të dalë e të sqarojë këtë çështje. Që kur është hapur historia e Mother Jones, një në 5 fjalët e tij kanë qenë rublat ruse dhe sot i del emri në një histori që ka nisur nga rublat. Kush i pagoi paratë që erdhi McGonigal në Shqipëri?

Nëse është vetëm 1 lek është rast i pastër korruptiv. Momenti i dytë është në lidhje me koncesionin e kompanisë së naftës. Agron Nezës mund t’i merret dëshmia që ka dhënë me letër porosi, mund të merret dëshmia e Dorian Duçkës”, u shpreh Lala.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat