E vetmja grua, shqiptarja del në përgjimet e bandës që trafikonte drogë nga Shqipëria në Itali

Shqipëria

E vetmja grua, shqiptarja del në përgjimet e bandës që trafikonte drogë nga Shqipëria në Itali

Më: 31 janar 2023 Në ora: 13:09
Droga

Enkeleda Bakalli 45 vjeç është e vetmja grua në mesin e 21 anëtarëve të bandës që trafikonte drogës nga Shqipëria në Itali dhe që u shkatërrua nga SPAK në kuadër të operacionit “Autostrada”.

Në emisionin Uniko në TvKlan u zbardh një përgjim i zhvilluar në Itali më 13 Shtator 2017, ku është dëgjuar biseda midis Rexhep Dallupit dhe Enkeleda Bakallit. Dallupi i ka shpjeguar Enkeleda Bakallit se Alfred Luli ka punuar në emër të Emirjan Beut dhe se disa muaj para arrestimit, ai kishte filluar të kryente një veprimtari paralele.

Rexhep Dallupi: Jo nuk ke pse ti shkruash gjë vëllait, asgjë fare.

Enkeleda Bakalli: Jo jo, vetëm (për ta pyetur) çfarë po bën.. si je ? … kush e di si është .. po nuk e sollën në Shqipëri? (kuptohet nëse e sollën Alfred Lulin për të vuajtur dënimin në Shqipëri)

Rexhep Dallupi: Jo, asgjë fare se nuk i dihet. Unë e kisha në Facebook, po e hoqa.

Enkeleda Bakalli: Por për mua nuk është problem se jam grua.

Rexhep Dallupi: Edhe ty të kontrollojnë zemra edhe pse je grua.

Enkeleda Bakalli: Unë jam si Xhuli, një grua.

Rexhep Dallupi: Xhuli nuk kishte numër kontakti etj, por për ta takuar…

Enkeleda Bakalli: Këtu të kthehem (kërkon udhëzime për rrugën)?

Rexhep Dallupi:Po këtu, se i thashë ta takoje për të marrë vesh ndonjë gjë. Pastaj i jepja diçka sipas mundësive, edhe 500 Euro për ta falenderuar.

Enkeleda Bakalli: Kush e di si do përfundojë tani, por nuk e dërguan në Shqipëri apo jo? Kuptohet gjithmonë nëse e sollën Alfredi Lulin për të vuajtur dënimin në Shqipëri).

Rexhep Dallupi: Varet nga dënimi që i kanë dhënë këtu.

Enkeleda Bakalli: Më vjen keq për atë see kishte dhe gruan kështu (ndoshta shtatzënë), i shkreti do dënohet për faj të tjerëve.

Rexhep Dallupi: Nukështë ashtu, se ai (Alfred Luli) punonte dhe fitonte, i pëlqente, mori edhe lekëdhe bëri, dmth Noizy (Emirjan Beu) nga ky (nga Alfred Luli) dmth ai çuni tjetër (furnizuesi i Noizyt) ka për të marrë 500-600 mijë Euro. Noizy po më thoshte një ditë “u futa në telashe me robin tim (me furnitorin) prej atij (prej Alfred Lulit)” dhe ai tha (furnizuesi) “që e vret por unë nuk ia thashë këtë”. Këtë i thashë (Alfred Lulit) e kupton?” Nuk ia prezantova Fredit (dmth Noizy nuk ia prezantoi Alfred Lulit furnitorin), ai (Alfred Luli)punonte me të tjerët, sepse më pyeti si ishte (kokaina)?

Unë i thashë”Emirjan, një nga çunat (buket) kishte formën ep ..” dhe ai më tha“po jo unë i dhashë atë me 3 shtata”, dmth ai (Alfred Luli e ka marrë diku tjetër. (dmth pa dijeninë e Noizy-t, ai bleu kokainë nga një furnizues tjetër.)

Enkeleda Bakalli: Ai punonte me të vëllanë (Gjergj Luli) dhe këtë (Noizy-n) e ka mbajtur aq shumë për….

Rexhep Dallupi: Shiko si ishte puna, Emirjani më tha qëky (Alfred Luli) në një muaj më hoqi 5-6 bukë, në 2 muaj hoqi 1 bukë e gjysëm…(dmth më parë shiste për llogari tëNoizy-t 5-6 kg në muaj dhe pastaj vetëm1 e gjysëm). Prit se ka diçka këtu, e kupton?

Enkeleda Bakalli: E shikon si është puna zemra? Ai (Alfredi) punonte me të vëllanë (Gjergji) dhe me këtë mbante marrëdhënie të mira.

Rexhep Dallupi: Po, por më mirë thuaj “vlla nuk punoj më dhe mos merr më” kurse ai shkonte këtej e andej, prandaj kishin dyshime për atë, donte të dinte ku e merrte, ai më tha (Noizy) “nuk ka mundësi që tëmë heq vetëm 2 bukë e gjysëm në tre muaj” sepse ai heq 5 bukë në muaj sepse ka klientëqë marrin gjysëm kile çdo muaj, se unë e di dhe e di edhe ai, dmth që për 6 bëjnë 18 bukë, prit një herë… kurse ai ka hequr 2 e gysëm, pastaj i kisha thënë edhe për hashashin në janar… “o Fredi (Alfred Luli) ose punohet me mall (kokainë) ose me.. kurse ai i tha “jo Emirjan (Emirjan Beu), rri i qetë se nuk punoj me (dmth me hashash), kurse tani e kapën me hashash, kupton? Kurse Emirjanit i tha që nuk e bënte…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat