Të enjten mocion me debat për “McGonigal”, grupimi i Berishës del me kërkesën e veçantë

Shqipëria

Të enjten mocion me debat për “McGonigal”, grupimi i Berishës del me kërkesën e veçantë

Më: 1 shkurt 2023 Në ora: 18:10
Kuvendi i Shqipërisë

Grupimi i Sali Berishës ka depozituar në Kuvend një kërkesë për ndryshimin e rendit të ditës në seancën plenare të së enjtes.

Këta deputetë kanë kërkuar nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla që debati me mocion të mos jetë me limit kohor.

Kujtojmë se dy ditë më parë, konferenca e Kryetarëve pranoi kërkesën e grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Ata kërkuan interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama për çështjen McGonigal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat