Berisha sfidon Ramën për çështjen “McGonigal”: Bëhu burrë, hajde 5 minuta në debat të tregoj sa të vlen lëkura

Shqipëria

Berisha sfidon Ramën për çështjen “McGonigal”: Bëhu burrë, hajde 5 minuta në debat të tregoj sa të vlen lëkura

Më: 2 shkurt 2023 Në ora: 21:45
Rama, Berisha dhe McGonigal

Akuzat e opozitës për lidhjen e kryeministrit Edi Rama me ish-zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal, kanë sjellë reagime të shumta, ku deri më tani, kreu i qeverisë ka zgjedhur që të përgjigjet vetëm përmes postimeve në Twitter.

Ndërkohë sot, Rama është ftuar në një intervistë në emisionin “Top Story”, ku deklaroi se do të vazhdojë të refuzojë të shkojë në Kuvend pas interpelancave të thirrura nga opozita, duke shtuar se niveli i diskutimit nga ana e pakicës, është e ulët.

Rama: Unë nuk kam heshtur. Kam thënë atë që mund të them unë në kushtet kur nuk ka asgjë që lidhet drejtpërdrejtë me mua, qeverinë apo këdo qoftë tjetër zyrtar shqiptar. Çështja ka marrë shumë bujë por jo për aspekt të hetimit që lidhet me Shqipërinë por për shkak të hetimit që lidhet me një implikim sipas akuzës për ish zyrtarin e lartë të FBI me një oligark rus shumë të njohur, Deripaska.

Unë dua të përsëris sepse nuk kam shumë çfarë të them mbi këtë bisedë. Por duke qenë se sot refuzova të jem dhe do vazhdoj të jem në një sallë të kuvendit dhe të përfshihem në debat me një opozitë e cila është në një nivel etik të frikshëm dhe më ka tërhequr dhe mua në atë nivel ndonjëherë. Nga ana tjetër ia vlen që në qetësi, të shpjegohen ato gjëra që mund të shpjegohem

Për këtë ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Nga emisioni “Opinion”, Berisha e sfidoi Ramën në një debat televiziv.

Berisha: Bëhu burrë dhe hajde 5 minuta këtu të shohim sa të vlen lëkura. Ose të bëhet burrë e të përballet me Luçiano Boçin në studio. Deripaska ka marrë tendera në rrugë, nga ujësjellësa. Ajo që ka ndodhur, se Deripaska i sanksionuar nga SHBA në vitin 2018, ka vazhduar i qetë deri në vitin 2022. A e ka takuar Ramën? nuk e them. A i ka paguar Deripaskën

***

Berisha: Kur kam qenë kryeministër, kam takuar zyrtarë të lartë të CIA-s, jo të FBI-së. Se kush është më shumë nuk them.

Pyetje: Do i thonit jo për të thoshte ai të pinit një kafe?

Berisha: Do e ftoja me kënaqësi të pija një kafe. Nuk do imagjinoja kurrë t’i thoja që heto Edi Ramën. Më datën 4 janar 2018, Agron Neza i ka dhënë të dhënat njeriut të ngarkuar nga McGonigal për hetimin e Nick Muzin. E njëjta gjë më datë 20 janar në vitin 2018, kur McGonigal ishte shef i kundërzbulimit, i ka dhënë të dhëna po Agron Neza. Dorian Duçka ka transportuar nga Shqipëria, dëshmitarë të cilët nuk e di se kush mund të jetë për këtë çështje në New York.

Ka një rrugë legale të plotë. I kërkohet Prokurorisë të hapë çështje. Prokuroria i kërkon ministrisë së drejtësisë dhe departamentit të drejtësisë për të hetuar këtë problem. Kurrë nuk mund të kërkosh lobim, që të çosh Agron Nezën nga zyra e kryeministrit. McGonigal, i korruptuar nga Edi Rama, ka pranuar agjencinë në një detektiv privat në interes të Ramës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat