“Të qoftë dheu i lehtë doktor”, ndahet nga jeta mjeku Jorgo Kosta

Shqipëria

“Të qoftë dheu i lehtë doktor”, ndahet nga jeta mjeku Jorgo Kosta

Më: 9 shkurt 2023 Në ora: 23:16
Jorgo Kosta

Mjeku Jorgo Kosta është ndarë nga jeta ditën e sotme.

Lajmin për ndarjen e tij nga jetë e ka dhënë epidemiologu Erjon Dasho, përmes një postimi në Facebook.

Dasho plot dhimbje për këtë humbje shkruan se Jorgo Kosta ishte person me vlera të pazvëndësueshme për mjekësinë shqiptare.

“Kur largohen njerëz dhe profesionistë si Dr. Jorgo Kosta, humbasin vlera të pazëvendësueshme të mjeksisë shqiptare. Të qoftë dheu i lehtë, doktor, dhe qofsh përherë i kujtuar!”, është shprehur Dasho.

Kujtojmë se pak javë më parë u nda nga jeta edhe mjeku Isuf Kalo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat