Motra e 39-vjeçarit shqiptar që mbeti i vrarë nga përplasja mes bandave flet për ngjarjen e rëndë

Shqipëria

Motra e 39-vjeçarit shqiptar që mbeti i vrarë nga përplasja mes bandave flet për ngjarjen e rëndë

Më: 24 shkurt 2023 Në ora: 17:47
Visar Dakrama alias Julian Kosova

Visar Dakrama alias Julian Kosova, 39-vjeçari shqiptar që mbeti i vdekur nga përplasja mes bandave në një lokal në Athinë, do t’i jepet lamtumira e fundit në Shqipëri.

Motra e tij ka folur për ngjarjen e rëndë në një gjendje jo të mirë emocionale duke thënë se ai ishte një njeri shumë i mirë dhe atë natë, fatkeqësisht, Zoti nuk ishte më të.

 “Ishte njeri shumë i mirë, ka ndihmuar shumë. Është shumë e vështirë, ne ende nuk mundur ta kuptojmë se çfarë ka ndodhur”, tha motra e tij e shkatërruar për Star.

 “Ai kishte humbur shumë gjak, ende nuk e dimë të vërtetën, se çfarë ka ndodhur saktësisht. Zoti nuk ishte me të”.

Në të njëjtën kohë, shtatë shqiptarët e përfshirë në përleshjen në Nea Joni që shkaktoi plagosjen fatale të bashkatdhetarit të tyre 39-vjeçar, mbeten ende në Greqi.

Sipas informacioneve, grupi prej shtatë shqiptarësh, pas të shtënave në kafenenë e rrugës Kastamonis, është arratisur me xhipin luksoz dhe një mjet tjetër dhe mbeten të zhdukur.

Të gjithë kanë qenë në Greqi muajt e fundit dhe që nga mesnata e së martës, askush nuk ka tentuar të kthehet në Shqipëri apo të arratiset jashtë vendit.

Siç raportojnë mediat, shtatë anëtarët e “Skuadrës L” fshihen Greqi dhe shumica prej tyre janë identifikuar, pasi janë me precedentë penalë.

Policia ka identifikuar deri tani pesë persona të cilët konsiderohen si të dyshuarit kryesorë për vrasjen e 39-vjeçarit hidraulik. Të dhënat e tyre tashmë janë të njohura për autoritetet pasi ndaj tyre ka një dosje për shumë çështje penale dhe arrestimi i autorëve është çështje ditësh.

Në të njëjtën kohë, punonjësit e policisë që po trajtojnë rastin, përveç pamjeve nga kamerat e sigurisë së kafenesë në Nea Joni, kanë në duar edhe gjurmët e gishtave të shtatë shqiptarëve dhe po punojnë për detajet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat