Aksident në aksin Lushnje-Berat/ Makina përplas 77-vjeçarin me sklerozë, i moshuari merr plagë të rënda

Shqipëria

Aksident në aksin Lushnje-Berat/ Makina përplas 77-vjeçarin me sklerozë, i moshuari merr plagë të rënda

Më: 27 shkurt 2023 Në ora: 16:54
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë  ka ndodhur në aksin rrugor Lushnje – Berat . Mësohet se një automjet tip “Toyota” ka përplasur një person, i cili ishte duke lëvizur me  biçikletë.

Si pasojë e përplasjes, shtetasi i plagosur  Ylmi Murati, 77 vjeç, banues në fshatin Barbullinj, ka marrë plagë të rënda dhe po merr ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Lushnjes.

Sipas mjekëve të këtij spitali, gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit të ketë qenë prerja e rrugës nga 77-vjeçari.

Pas verifikimeve rezulton se 77-vjeçari është i sëmurë me sklerozë e dyshohet se ka dashur të kalojë rrugën pa e kontrolluar më parë atë nëse ka pasur apo jo mjete në qarkullim.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje po punon për zbardhjen e  shkaqeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat