Aksidenti me 36 të vdekur në Greqi, reagon politika shqiptare

Shqipëria

Aksidenti me 36 të vdekur në Greqi, reagon politika shqiptare

Më: 1 mars 2023 Në ora: 10:10
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar lidhur me aksidentin tragjik në Greqi ku u përplasën 2 trena dhe për pasojë 36 persona humbën jetën.

Rama ka shprehur ngushëllimet për humbjen e jetëve: “Bashkohemi në lutjet e tyre dhe në ngushëllimet për familjet e viktimave”, shprehet Rama.

“Sa keq të dëgjosh për humbjen e jetëve dhe shumë të plagosur në aksidentin tragjik të natës së fundit në Greqi! Ne ndjejmë dhimbjen e fqinjëve tanë të dashur në një orë kaq të rëndë për kombin e tyre dhe i bashkohemi në lutjet e tyre dhe në ngushëllimet për familjet e viktimave.”

Një reagim ka ardhur edhe nga ministrja Olta Xhaçka e cila shprehet e trishtuar nga aksidenti tragjik.

“Të trishtuar nga aksidenti tragjik që ndodhi në Tempe në Greq nga përplasja e dy trenave.  Mendimet dhe lutjet  tona shkojnë për viktimat dhe familjet e tyre të këtij aksidenti vdekjeprurës. Shërim sa më të shpejtë të plagosurve”.

Gjithashtu edhe Ilir Meta ka reaguar pas ngjarjes tragjike në Greqi, ku si pasojë e përplasjes së dy trenave, kanë mbetur të vdekur të paktën 38 persona.

“Me hidhërim mësova për tragjedinë në Larisa të Greqisë fqinje dhe mike! Në këto orë dhembje dhe tronditje të thellë, unë dhe Partia e Lirisë u shprehim ngushëllimet më të ndjera familjeve të viktimave dhe lutemi për shërim të shpejtë të të mbijetuarve! Solidaritet të plotë autoriteteve vendore dhe qendrore! Qëndrojmë përkrah me popullin grek!”, shkruan Meta në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat