Bashkimi i PD-së/ Deputetja demokrate: Ndoshta duhet të trokasim në derën e Berishës për të folur, le ta prishim këtë mur

Shqipëria

Bashkimi i PD-së/ Deputetja demokrate: Ndoshta duhet të trokasim në derën e Berishës për të folur, le ta prishim këtë mur

Më: 11 mars 2023 Në ora: 18:12
Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka

Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka, është shprehur se ka ardhur momenti që Partia Demokratike të bashkohet dhe të dalë në zgjedhje me 1 kandidat të vetëm për çdo bashki.

Komentet Açka i bëri gjatë një interviste për emisionin “Kjo Javë” në  News 24, ku u shpreh se ndoshta ka ardhur momenti që të trokasin në derën e Sali Berishës për të folur me të dhe për të “prishur” murin e ngritur mes tyre.

Ajo shtoi PD ka ngritur një grup negociator për diskutimet me Berishën dhe shtoi se ndien se larg syve të mediave po zhvillohen negociata me palën tjetër.

“Është më e lehtë të merren vesh me Partinë e Lirisë, e kanë të vështirë me pjesën e tyre që kanë ndarë 30 vite histori.

Në fakt që të flas për Alibeaj, duhet të flas për këtë 1 vit e gjysmë që unë komunikoj me të. Unë kam qenë edhe pak rebele dhe gjuhehidhur. Ne kemi qenë gjithmonë pritës të baltës dhe të gurëve. E bëmë njëherë të njëjtën gjë. Imagjinoni gazi që erdhi nga brenda. Faktikisht ka qenë kryekëput një politikë shumë e vrazhdë ndaj nesh. Kur i thua tjetrit je peng, nxirr faktet për çfarë është peng. Alibeaj duket pak i tërhequr, pasi ka qenë në rolin pritës. Ai është politikan dhe unë jam njeri i një tjetër natyre. Kaloi vula në anën e partisë të këtij grupi? A ka rënë pala tjetër? Po të marr një shembull konkret. Kur zoti Balla i ka 5 mijë njerëz apo 6 mijë njerëz dhe të rrëmbejë njerëz e të thotë kam partinë time?

Tani ka ardhur një moment reflektimi. Alibeaj ka pritur. Duhet ta kishim nisur një fazë tjetër. Duhet të nisnim negociata konkrete. Mbase duhet të trokasim në derën e zotit Berisha për të folur. Le ta prishim këtë mur. Ne kemi ngritur një grup negociator, që e njohin partinë nga thelbi. Ndiej rryma nëntokësore, që janë larg vëmendjes së medias dhe besoj se negociata po ndodhin. Por nuk e di sesa të sinqerta janë këto rryma, nuk e di. Unë kam qenë skeptike me vendimin e shkallës së parë. Ka patur një precedent shumë të rrezikshëm”, është shprehur Açka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat