Qendrat e masazheve kthehen në vatra prostitucioni, 9 të arrestuar në 3 muaj - ekspertët ngrejnë alarmin

Shqipëria

Qendrat e masazheve kthehen në vatra prostitucioni, 9 të arrestuar në 3 muaj - ekspertët ngrejnë alarmin

Më: 25 mars 2023 Në ora: 10:08
Foto ilustrim

Shumë prej vajzave që punojnë në qendrat e masazheve vijnë nga zonat e thella të Shqipërisë. Naive dhe të padjallëzuara, ato i drejtohen kryeqytetit me dëshirën e vetme për të shpëtuar nga varfëria.

Vajzat shkojnë në qendrat e masazheve për të punuar si masazhatore, por me kalimin e kohës gjërat ndryshojnë dhe në shantazh nga administratorët, detyrohen të japin shërbime ekstra. Vitet e fundit ka një numër në rritje të shtimit të qendrave të masazheve me tendencë për vatër prostitucioni. Në 3 muajt e parë të këtij viti 9 persona u arrestuan në 3 qendra të ndryshme, pjesa më e madhe e të cilave punonjëse. Në vitin që lamë pas u kapën 11 persona, në 7 qendra masazhesh.

Administratorët në të shumtën e rasteve kanë arritur të largohen. Harta e shpërndarjes së qendrave që kanë rezultuar vatra prostitucioni është në të gjithë Tiranën, pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, në Astir, Rrugën e Kavajës, “21 Dhjetori”, Pazari i Ri e më gjerë.

Ndërkohë avokati Kujtim Cakrani deklaroi dje në një media se pagesat për shërbime seksuale brenda këtyre qendrave shkojnë deri në 150 euro.

Në qendrat e masazheve çmimet shkojnë deri në 150 euro për 1 orë apo 1 orë e gjysmë, ndërsa çmime marramendëse paguhen eskortat nëpër hotele që shkojnë më shumë se 1 mijë euro”, deklaroi ai. Burime nga policia bëjnë me dije se gjatë operacioneve të ndryshme për goditjen e rasteve të prostitucionit në qendra masazhesh janë hasur edhe raste të rikthimit të vajzave në punë të tilla, kur në një kohë të caktuar ishin tërhequr.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat