Analisti Minxhozi zbërthen skenarët e PD dhe bën thirrjen urgjente me mesazhin e koduar Alibeajt

Shqipëria

Analisti Minxhozi zbërthen skenarët e PD dhe bën thirrjen urgjente me mesazhin e koduar Alibeajt

Më: 25 mars 2023 Në ora: 10:28
Skënder Minxhozi

Teksa partitë politike në vend po përgatiten për zgjedhjet e 14 majit, analisti Skënder Minxhozi shprehet se Partia Demokratike është shumë vonë për garë në zgjedhje.

Në një intervistë për ABC News, Minxhozi u shpreh se ish kryeministri Sali Berisha ka një plan për fushatën, ndryshe nga Enkelejd Alibeaj.

Sipas Minxhozit, Alibeaj nuk duhet të futet në zgjedhje vetëm për Këshillat Bashkiakë, por edhe për të fituar bashki.

“Kjo pjesë e mbetur e Partisë Demokratike ka një barrë shumë të rëndë sepse ajo mbart edhe në fletën e votimit të 14 majit, simbolin zyrtar të partisë. Kjo sigël zyrtare është vonë në këtë garë elektorale. Berisha po bën një tur elektoral nga ato të vetat, siç ai di të bëjë në këto raste. Ka një plan për fushatën, të njëjtën gjë edhe Meta. Të luftosh, nga ana tjetër, për këshilltarë bashkiakë dhe jo për kryetar, ose të bashkosh kandidaturat me foltoren, atëherë një logjikë e thjeshtë do ngrinte pyetjen; pse shkoni në gjyq kundër njëri-tjetrit?

Pse duhet një parti e madhe të luftojë vetëm për këshilla dhe jo për kryetarë bashkish? Si mundet që kjo pjesë e kësaj partie qëndroi kaq pasive, ndërkohë që Berisha punonte, mblidhet sot dhe hedh idenë që të bashkojmë armët me doktorin, ndërkohë që me doktorin ka shkuar në gjyq prej muajsh”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat