Zgjedhjet e 14 majit “përplasin” Tabakun me Alibeajn në Kryesi

Shqipëria

Zgjedhjet e 14 majit “përplasin” Tabakun me Alibeajn në Kryesi

Më: 26 mars 2023 Në ora: 23:17
Jorida Tabaku dhe Enkelejd Alibeaj

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, është “përplasur” me grupin e Alibeajt në Kryesinë e PD-së, të cilët janë të mendimit që kjo forcë politike duhet të nxjerrë kandidatë për të gjitha bashkitë e vendit.

Tabaku është shprehur se nuk është dakord me nxjerrjen e kandidatëve të tjerë për bashkitë e vendit, pasi sipas saj, edhe kandidatët e “Primareve” janë të PD-së.

Ajo ka kërkuar që të paktën kjo të mos ndodhë në Tiranë, Durrës dhe Elbasan, duke shtuar se PD zyrtare duhet t’i fokusojë energjitë te listat për këshillat bashkiakë.

Sipas saj, nxjerrja e kandidatëve të rinj nga grupi i Alibeajt, vetëm sa do ta përçante dhe zvogëlonte PD-në.

Unë jam kundër kandidatëve për kryetarë bashkie të tjerë nga opozita. Për më tepër në Tiranë, Durrës e Elbasan! Përçarja e partisë në bazë është shumë, e sidomos në Tiranë dhe çdo gjë e tillë thjesht do ta përkeqësonte!

Më duhet të mendojmë për emrin e PD, për logon dhe duhet ta mbrojmë atë të ngrihet e jo të rrudhet! Jeni duke vepruar gabim, po e zvogëloni PD! Na lejoni të fokusojmë energjitë në listat e Këshillit Bashkiak dhe te emri i subjektit Partia Demokratike”, ka thënë Tabaku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat