Ministrja e Jashtme e Shqipërisë viziton sot Maqedoninë e Veriut

Shqipëria

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë viziton sot Maqedoninë e Veriut

Më: 27 mars 2023 Në ora: 10:14
Olta Xhaçka

Ministrja shqiptare për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ku pritet të takojë Ministrin e Jashtëm të Maqedonisë, Bujar Osmani.

Në njoftimin për të shtyp nga Ministria bëhet e ditur se, Xhaçka do të zhvillojë takime edhe me Presidentin Stevo Pendarovski, Kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, Zëvendëskryeministrin, Artan Grubi, si dhe me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti.

Nesër ministrja Xhaçka do të marrë pjesë në takimin informal ministerial të Kartës së Adriatikut A5.

Vizita e kryediplomates shqiptare në Maqedoni vjen pas takimit të dytë midis dy qeverive, si një shprehje e vullnetit të përbashkët për të thelluar dhe zgjeruar bashkëpunimin dypalësh, atë në suazën rajonale, si dhe në planin e diplomacisë shumëpalëshe. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat