U hodh nga kati i katërt i spitalit, vdes i moshuari

Shqipëria

U hodh nga kati i katërt i spitalit, vdes i moshuari

Më: 31 mars 2023 Në ora: 20:09
Spitali i Traumës

Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës, 66 vjeçari nga Gramshi, Hekuran Llapushi i cili u hodh një ditë më parë nga kati i katërt i spitalit të këtij qyteti.

66 vjeçari Llapushi mori plagë të shumta dhe pësoi hemorragji të brendshme dhe nuk mundi të mbijetonte pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të mjekëve.

Shkaqet se përse 66 vjeçari u hodh nga dritarja e spitalit janë ende të paqarta.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat