Ishte shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje droge, arrestohet në Kavajë 41-vjeçari (Emri)

Shqipëria

Ishte shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje droge, arrestohet në Kavajë 41-vjeçari (Emri)

Më: 1 prill 2023 Në ora: 15:29
Foto ilustrim

Forcat e policisë kanë finalizuar operacionin e koduar “Qerreti” duke arrestuar një shtetas të shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Si rezultat i këtij operacioni, në Qerret, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim Erland Helshani, 41 vjeç, banues në Kavajë, i cili ishte dënuar me 4 vjet e 7 muaj burgim.

Sakaq, materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Qerreti”, për kapjen e një shtetasi në kërkim.
I kërkuari, i dënuar me 4 vjet e 7 muaj burgim, për prodhim dhe shitje të narkotikëve.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Qerreti”.
Si rezultat i këtij operacioni, në Qerret, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim Erland Helshani, 41 vjeç, banues në Kavajë.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë e ka dënuar këtë shtetas, me 4 vjet e 7 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat