Drama e familjes shqiptare/ Humbën djalin e vetëm në një aksident, pasi e varrosën në Shqipëri, prindërit s’lejohen të hyjnë në Greqi

Shqipëria

Drama e familjes shqiptare/ Humbën djalin e vetëm në një aksident, pasi e varrosën në Shqipëri, prindërit s’lejohen të hyjnë në Greqi

Më: 5 maj 2023 Në ora: 08:03
Gabrieli

Tragjik ishte fati i një 14-vjeçari shqiptar në Greqi, i cili humbi jetën pasi u rrëzua nga biçikleta, ndërsa përplasi kokën me një shkëmb. Por drama thellohet akoma më shumë për prindërit e vogëlushit, të cilët mes dhimbjes së madhe që i ka kapluar, duhet të përballen dhe me probleme dokumentacioni, ndërsa nuk iu lejohet që të hyjnë në Greqi.

Pasi varrosën djalin në Shqipëri, dy prindërit janë përballur me vështirësi kur kanë vendosur që të rikthehen në punë, duke mos u lejuar që të hyjnë në territorin grek, pasi burrit i kishte mbaruar leja e qëndrimit.

Kryetari i komunës Kipseli në Agrinio, Stratos Iliadhis i ka bërë thirrje autoriteteve që të lejonte futjen e çiftit në Greqi, të cilët ndodhen prej 30 vitesh. Të gjithë banorët janë të indinjuar nga veprimi i policisë greke, ndërsa kërkojnë që ndaj çiftit të bëhet një përjashtim.

Gabrieli, humbi jetën duke lozur me biçikletë, pas një aksidenti tragjik kur përplasi kokën me një shkëmb, më 26 prill, ndërkohë që familja prej 20 vitesh jetonte në Greqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat