Kërkoi ndryshim të masës së sigurisë, gjykata lë në burg shtetasin rus që u arrestua në Gramsh

Shqipëria

Kërkoi ndryshim të masës së sigurisë, gjykata lë në burg shtetasin rus që u arrestua në Gramsh

Më: 5 maj 2023 Në ora: 19:21
Foto nga vendi i ngjarjes

Gjykata e Elbasanit ka lënë pas hekurave shtetasin rus Mikhail Zorin, pas kërkesës së këtij të fundit për ndryshim të masës së sigurisë, pas 9 muajsh në paraburgim.

Avokati i Zorin, që u arrestua në Çekin të Gramshit vitin e kaluar konstatoi se nga ana e organit të akuzës kishin përfunduar të gjitha aktet e ekspertimit, hetimet, si dhe ishin marrë provat.

Më tej pala mbrojtëse thotë se në këto kushte nga ana e tyre duhet bërë revokim i masës së sigurisë ose zëvendësimi i saj.

Trupi gjykues i kryesyar nga Matilda Fetahu vendosi të lërë në burg Mikhail Zorin duke pranuar kështu kërkesën e prokurorit Kreshnik Ajazi.

Ne konstatuam që në lidhje me Mihkail Zorin të gjithë veprimet hetimore kishin përfunduar. Pra të gjitha provat ishin marrë. Për pasojë ne e pamë të arsyeshme ose revokimin ose ndryshimin e masës së sigurisë. Ne gjykojmë që po mbahet në burg pa të drejtë”, deklaroi avokat Isuf Shehu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat