Mashtroi dy bashkëshortët se do iu mundësonte pension invaliditeti, në pranga punonjësi i spitalit të Elbasanit

Shqipëria

Mashtroi dy bashkëshortët se do iu mundësonte pension invaliditeti, në pranga punonjësi i spitalit të Elbasanit

Më: 23 maj 2023 Në ora: 12:17
Foto ilustrim

Një 37-vjeçar ka mashtruar një çift bashkëshortësh se do iu mundësonte në mënyrë të paligjshme marrjen e pensionit të invaliditetin në këmbim të parave.

37-vjeçari mësohet se ishte i punësur si teknik laboratori në spitalin e Elbasanit.

Ai i kishte marrë çiftit të bashkëshortëve 100 mijë lekë, duke iu pretenduar se do përgatiste dokumentacionin e nevojshëm për për përfitimin e pensionit të invaliditetit.

37-vjeçari do të gjykohet për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat