Pse nuk denoncuat bandat? Ish-deputeti demokrat habit me përgjigjen

Shqipëria

Pse nuk denoncuat bandat? Ish-deputeti demokrat habit me përgjigjen

Më: 23 maj 2023 Në ora: 22:17
Foto ilustrim

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu tha se nuk është e vërtetë që opozita nuk i ka denoncuar bandat të cilat po bënin fushatë elektorale në favor të qeverisë.

I ftuar në “Now” në Euronews Albania ai tha se ai vetë, por edhe persona të tjerë nga opozita i kanë denoncuar bandat duke i përmendur me emra.

“Unë kam përmendur me emër dhe mbiemër aktorët kryesor të krimit të organizuar, qoftë në rastin e Shkodrës me Bajrajt dhe pafund të tjerë edhe në rastin e Durrësit, janë përmendur të gjithë.

Gjatë procesit zgjedhor, duhet të kuptoni që ne nuk mundtë dalim e ti themi se jemi në fushatë se nuk është vetëm dekurajim për njerëzit, por të funksionon në të kundërt. Kjo opozitë i ka përmendur me emër njerëzit dhe lidhjet e krimit me politikën”,-tha Klevis Balliu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat