U filmua duke dhunuar fëmijën e saj të mitur, nis hetimi për nënën 22-vjeçare

Shqipëria

U filmua duke dhunuar fëmijën e saj të mitur, nis hetimi për nënën 22-vjeçare

Më: 30 maj 2023 Në ora: 10:33
Foto ilustrim

Një 22-vjeçare është proceduar penalisht nga policia, pasi akuzohet për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturve”.

Mësohet se e reja, Kristina Aliu është filmuar duke ushtruar dhunë ndaj femijës tre vjeçar.

Ne videon qe qarkullon ne internet, ajo shihet teksa godet femijen e vogel, nderkohe qe ne nje moment qe rrezohet ne tokë ajo e godet me shkelma.

E reja është marrë në hetim në gjendje të lirë, duke qenë se ka dhe një foshnjë tjetër të mitur, 6-muajshe.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i punës hetimore dhe veprimeve verifikuese në terren, për një rast të publikuar në rrjete sociale, më datë 16.05.2023, ku shfaqet një shtetase që dhunon një fëmijë të mitur, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin, kanë bërë të mundur identifikimin e shtetases K. A., 22 vjeçe, banuese në Peqin, por që lëviz vazhdimisht në qytete të ndryshme. Në momentin e lokalizimit dhe shoqërimit, shtetasja K. A. ka qenë me foshnjën e saj 6-muajshe dhe me fëmijën e mitur 3 vjeçe (që shfaqet duke dhunuar në video).

Shtetasja K. A. është pyetur në prani të Shërbimit Social Durrës dhe psikologes së DVP Durrës dhe pas konsultimit me prokurorin, u vendos se duke qenë me foshnjën 6-muajshe, 22-vjeçarja të procedohet në gjendje të lirë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturve”.

Policia e Durrësit falenderon median që denoncon rastet e paligjshmërive dhe e fton atë që të vijojë bashkëpunimin me strukturat e Policisë, për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të rasteve të paligjshmërive që ata ndeshin gjatë punës së tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat