U mbyt dje në lumin Mat, gjendet trupi i pajetë i 22-vjeçarit Valentin Nikolli

Shqipëria

U mbyt dje në lumin Mat, gjendet trupi i pajetë i 22-vjeçarit Valentin Nikolli

Më: 1 qershor 2023 Në ora: 08:37
Foto ilustrim

Është gjetur trupi i pajetë i i 22-vjeçarit Valentin Nikolli, i cili u mbyt dje në lumin Mat.

Valentin Nikolli u mbyt dje në lumin Mat teksa po peshkonte me dy shokët e tij, i riu u fut për tu larë por rrjedha e fortë e ka marrë me vete.

Shokët e tij kanë arritur ta shikojnë për disa minuta dhe më pas ju ka humbur nga shikimi për shkak të rrjedhjes se fortë të lumit.

Kërkimet u kryen jo vetëm nga polumbarët por dhe policia dhe në ndihmë ju kanë ardhur shumë banorë të zonës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat