I ftohti dëmton qershitë në Dibër/ Fermerët ankohen se autoritetet nuk po i ndihmojnë

Shqipëria

I ftohti dëmton qershitë në Dibër/ Fermerët ankohen se autoritetet nuk po i ndihmojnë

Më: 2 qershor 2023 Në ora: 16:32
Foto nga vendi i ngjarjes

Moti i ftohtë gjatë muajit prill ka dëmtuar të gjitha qershitë e hershme në lulëzim në Dibër, e për pasojë prodhimi aktualisht është shumë i vogël.

Medin Kryemadhi është një nga fermerët që është dëmtuar nga moti i keq. Ai thotë se të paktën 500 rrënjë qershi u preken nga shiu e ngrica në kohen e lulëzimit.

E njëjta situatë ka qenë për gjithë kultivuesit e qershisë në zonën e Dibrës.

Sipas Kryemadhit, mungesa e prodhimit të bollshëm të qershisë ka bërë që çmimi i një kilogrami me shumicë të shkojë deri në 300 lekë.

Mungesa e prodhimit vihet re edhe përgjatë rrugës Maqellarë-Peshkopi, ku i vetmi shitës është fermeri Agron Feruku.

Shteti duhet të planifikojë mbështetje për ne duke financuar skema që mundësojnë mbulimin e plantacioneve me qershi.

Kultivuesit e qershisë shpresojnë që të përmirësohet moti dhe të kenë prodhim tek varietetet e vonshme që nisin nga mesi i muajit qershor, në të kundërt thonë ata, mund të mos nxjerrin as koston e shërbimit që ju kanë bërë pemëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat