Përfitoi 3 milionë euro përmes postës, del fotoja e Alma Beqirit, zbardhet skema e mashtrimit

Shqipëria

Përfitoi 3 milionë euro përmes postës, del fotoja e Alma Beqirit, zbardhet skema e mashtrimit

Më: 3 qershor 2023 Në ora: 11:45
Alma Beqiri

Alma Beqiri, 46 vjeç është arrestuar ditën e sotme nga policia e Korçës në kuadër të operacionit “Postmail”.

46-vjeçarja ushtronte funksionin e agjentes së shërbimeve postare të postës private “Adex” në Korçë dhe Pogradec dhe dyshohet se gjatë periudhës 2021-2023 ka përvetësuar një shumë prej shumën 3 milionë euro.

Sipas policisë ajo shpërndante pako të ndryshme postare, për llogari të subjekteve të treta dhe shumat monetare që i arkëtonte nga klientët, nuk i ka derdhur në llogarinë e subjekteve tregtare shitëse dhe as tek kompania që kryente këtë shërbim.

Alma Beqiri mësohet se shumën e konsiderueshme e ka investuar në blerjen e pasurive të paluajtshme dhe të bizneseve tregtare, në emër të vet dhe të familjarëve të saj.

Ajo u vendos në pranga pas hetimeve 2-mujore dhe në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjete, në përdorim nga 46-vjeçarja.

Policia njofton se vijon puna për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë, të dyshuar të implikuar në këtë skemë mashtrimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat