Mbyti të ëmën me plastmas, Gjykata lë në burg Albi Muhollarin

Shqipëria

Mbyti të ëmën me plastmas, Gjykata lë në burg Albi Muhollarin

Më: 6 qershor 2023 Në ora: 11:32
Foto nga vendi i ngjarjes

Gjykata e Gjirokastrës ka caktuar sot masën e sigurisë “Arrest me bug” për Albi Muhollarin. Ky i fundit akuzohet se vrau nënën e tij duke e mbytur me plastmas.

Ai ka hyrë i shoqëruar nga një sërë policësh në ambientet e Gjykatës.

Sakaq, ditën e djeshme Muhollari ka qenë në gjendje shoku.

“Çfarë ishte kjo që bëra”?! Kjo ka qenë fjalia e vetme që ka thënë i riu në momentin kur po shoqërohej në polici.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së shtunës në Përmet.

24 vjeçari ishte kthyer vetëm pak ditë më parë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku kishte përfunduar studimet me rezultate të larta për Inxhinieri Kompjuterike në Dearborn, Michigan, Shtetet e Bashkuara.

Çifti Muhollari dhe djali i tyre kishin rreth 3 ditë që ishin kthyer nga Amerika në Përmet për të kaluar pushimet verore.

I biri, 24-vjeçari Albi Muhollari dyshohet se për shkak të gjendjes së tij depresive, mbyti të ëmën me plastmas. Për ngjarjen e rëndë i ati bën fajtor doktorin e spitalit të Përmetit, i cili nuk e mbajti të birin të shtruar aty.

Mesa duket, të dy kanë qenë në dijeni të gjendjes shëndetësore të të birit dhe u përpoqën ta ndihmojnë që të kurohej. Megjithatë, duke qenë se doktori nuk e mori përsipër rastin, as policia nuk e merrte dot pasi do duhej firma e mjekut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat