U denoncua i zhdukur nga familja, 63-vjeçari nga Maliqi gjendet i vdekur në rrugë

Shqipëria

U denoncua i zhdukur nga familja, 63-vjeçari nga Maliqi gjendet i vdekur në rrugë

Më: 6 qershor 2023 Në ora: 12:32
Foto ilustrim

Një 63-vjeçar është gjetur pa shenja jete në mes të rrugës në qytetin e Maliqit.

Kanë qenë familjarët e viktimës, ata të cilët kanë konstatuar trupin e pajetë.

Nga informacionet paraprake dyhsohet se kemi të bëjmë me një vdekje natyrale. Viktima është identifikuar si Bajram Dervishi, ndërkohë që policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ditën e djeshme, 5 qershor familjarët e kishin denoncuar si të zhdukur.

Ata kanë raportuar se viktima Bajram Dervishi vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Pritet kryerja e ekspertizës mjeko-ligjore për të zbardhur shkakun e saktë të vdekjes së 64-vjeçarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat