“Ka nga ata që qëndrojnë 12 vite në misione”, Shehu: Skandal, po i hiqet e drejta diplomatëve për t’u bërë ambasadorë

Shqipëria

“Ka nga ata që qëndrojnë 12 vite në misione”, Shehu: Skandal, po i hiqet e drejta diplomatëve për t’u bërë ambasadorë

Më: 9 qershor 2023 Në ora: 10:52
Meri Kumbe

Për ambasadorë shqiptarë që do të na përfaqësojnë jashtë vendit. E para që po prezantohet është Meri Kumbe, kandidate për Ambasadore e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Shqipërisë në shtetin e Izraelit, rezident.

Kjo e fundit tha se marrëdhëniet mes dy vendeve janë shumë të mira. Ndërkohë, me rezerva është shprehur deputeti i PD-së, Tritan Shehu, i cili tha se mes kandidatëve sheh shumë pak persona që përfaqësojnë realisht diplomacinë.

Ai e cilësoi skandal faktin që disa prej ambasadorëve qëndrojnë 12 vite në misionet e tyre

DISKUTIMI

Kumbe: Ndodhem sot këtu përpara jush, me peshën e përgjegjësisë dhe e nderuar për postin e ambasadores së Izraelit. Shqipëria u bë shembull i mbrojtjes së Hebrenjve.

Shehu: Shoh shumë pak nga njerëz që përfaqësojnë diplomacinë. Do të bëhet ambasadorë, ndaj punon dhe bën karrierën diplomatike. Në këtë mënyrë keni andikapuar karrierën diplomatike.

Ju duke marrë majën e e ambasadorëve nga individë që nuk lidhen dhe nuk janë pjesë e diplomacisë, ju shkatërroni Diplomacinë. Pse mos të ketë pjesë nga brenda vendit, që janë pjesë e diplomacisë. Kjo të bën realisht që ta shohësh me skepticizëm këtë proces.

Kodheli: Mund të ftojmë zonjën Xhaçka që të na japë shpjegimet e saj. Ne zgjodhëm ditën e premte për të bërë këtë dëgjesë.
Kumbe: Sa i takon raporteve Kosovë-Izrael janë të mira.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat